Të dielën mbahet edicioni i katërt Vrapimi i Marsit ‘Izbica 147’

17 mars 2025 | 16:03

Dy ditë pas plojës në Krushë të Madhe, forcat serbe, në vazhdën e ushtrimit të gjenocidit në Kosovë, e kryen më 28 mars 1999 në Izbicë të Skenderajt aktin tjetër gjenocidarë, ku i vranë dhe masakruan 147 shqiptarë të të gjitha moshave.

Në nderim të këtyre viktimave dhe të gjithë dëshmorëve të komunës së Skenderajt, më 23 mars 2025 (e diel), mbahet në Izbicë edicioni i katërt i garës sportive Vrapimi i Marsit “Izbica 147”.

Gara po ashtu ka gjithashtu për qëllim të bashkojë komunitetin e vrapuesve nga gjithë trojet shqiptare, të promovojë vrapimin malor dhe t’i jep shtytje të mëtutjeshme këtij lloj aktiviteti sportiv.

Edicioni i katërt Vrapimi i Marsit “Izbica 147” do të zhvillohet në tri distanca: 2km, 10km dhe 21km.

No description available.

Në distancën 2km do të vrapojnë grupmoshat e reja. Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij eventi përkujtimor, duke nderuar vlerat sublime dhe historinë tonë, thuhet në një publikim të bërë nga organizatori i këtij vrapimi.

Të interesuarit mund të regjistrohen duke klikuar në këtë link: Kosovo Pass – Your pass for great Kosovo attractions

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…