Të dielën, në dyvjetorin e vdekjes së veprimtarit Ali Ahmeti, bëhen homazhe në Shipol
20 shtator 2024
| 13:12
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se me rastin e dyvjetorit të vdekjes së veprimtarit Ali Ahmeti, më 22 shtator (e diel), ora 11:00, do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së në Shipol.
“Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së. Në dyvjetorin e vdekjes së bashkëluftëtarit dhe veprimtarit studentor të vitit ’97, Ali Ahmeti, ju ftojmë që të na nderoni me praninë tuaj më datë 22.09.2024 (e diel), ora 11:00, në homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së në Shipol. Ardhja juaj do të nderojë gjakun, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve për liri. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve!”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.