![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/01/pajtimi.jpg)
Të dielën në Lumbardhë të Deçanit shënohet 30-vjetori i Pajtimit të Gjaqeve
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se këtë të diele në Lumbardhë do të shënohet 30-të vjetori i Lëvizjes Gjithëpopullore për Pajtimin e Gjaqeve dhe Ngatërresave, tek Kulla e Pajtimit në kodrën e këtij fshati.
“Tubimi mbahet në orën 10:00, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri z. Ramush Haradinaj”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Ramosajt:
Të dashur qytetarë,
Të dielën, më dt. 02/02/2020, në Lumbardhë do të shënohet 30-të vjetori i Lëvizjes Gjithëpopullore për Pajtimin e Gjaqeve dhe Ngatërresave, tek Kulla e Pajtimit në kodrën e këtij fshati.
Tubimi mbahet në ora 10:00, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri z. Ramush Haradinaj.
Pjesëmarrja juaj në këtë tubim do të jetë e mirëseardhur, sepse bashkë do të kujtojmë ato ditë kur dikush nga ne fali gjakun e babait, dikush të birit e dikush të vëllait. Shumë nga ata që falën, thonë se vepruan mirë që e ndërprenë hasmërinë në vendin tonë.
Ju mirëpresim!