Të dielën në Podujevë mbahet aktiviteti ‘Me biçikletë nis pranvera’
25 mars 2022
| 11:23
Të dielën në Podujevë mbahet aktiviteti “Me biçikletë nis pranvera”. Sipas njoftimit të kësaj komune, nisja bëhet nga sheshi “Ali Ajeti”, në orën 12:00, në drejtim të fshatrave Letanc, Bajçinë, Peran, Obrançë.
Distanca që parashihet të marshohet me biçikleta është 17 kilometra, vlen të theksohet se tereni është i lehtë.
“Ky aktivitet organizohet nga ‘Llapi Bike Team’ dhe ‘Marakli t’Biciklave’ me përkrahje nga Komuna e Podujevës, aktiviteti nuk ka karakter garues por rekreativ. Për shkak të sigurisë së përgjithshme në komunikacion, mosha e lejuar për pjesëmarrje në aktivitet është +15, ndërsa moshat më të reja vetëm nën përkujdesjen e prindit apo kujdestarit”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.