Të dielën nuk do të ketë rrymë 10 orë në një pjesë të Prishtinës
Këtë të diele rreth 25 mijë konsumatorë duke përfshirë Prishtinën dhe një pjesë të Fushë – Kosovës do të mbesin pa rrymë për disa orë.
Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projekteve zhvillimore, KOSTT-i ka njoftuar se më 30 gusht nga ora 04:00 deri në orën 14:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 110/35/10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1.
“Shkyçja është e nevojshme për krijimin e kushteve të sigurisë në punë gjatë kyçjes së trafofushës së re 10 kV në kuadër të projektit për montimin e kthinës së re dhe kabllove 10 kV në transformatorin TR 1. Gjatë kohës së lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky transformator (ana 10 kV) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 12 MW). Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës. KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it.
(A.M / Epoka e re)