Të dielën pensionohet Shpëtim Idrizi
23 gusht 2018
| 16:04
Kapiteni i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi do të pensionohet nga futbolli aktiv në ndeshjen derbi që skuadra e 89-shit e zhvillon me Prishtinën në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
“Shpëtimi që në moshën 17-vjeçare debutoi në KF Trepçën ‘89 dhe nga edicioni 1999/2000 e deri në ditët e sotme të edicionit 2018/2019 ishte futbollist standard dhe zhvilloi në total 665 ndeshje kampionale dhe për Kupën e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Mitrovica.
/Epoka e re/