Të dielën prezentohet libri më i ri i Bardhyl Mahmutit
Ditën e diel, prezentohet libri i ri i politologut Bardhyl Mahmuti: “Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë“.
Libri ka për synim të ndihmojë në harmonizimin dhe përdorimin e saktë të terminologjisë që duhet të përdoret, sidomos nga politikanët dhe gazetarët, kur përkufizohen ngjarjet e luftës në Kosovë dhe shmangien e grackës së mohimit të gjenocidit serb përmes një terminologjie jo të duhur.
Libri “Kurthet terminologjike në funksion të mohimit të gjenocidit në Kosovë” është botuar në gusht të këtij viti dhe lexuesit shqiptarë do t’i shpërndahet falas.
Në këtë prezantim do të jetë i pranishëm edhe autori i librit, Bardhyl Mahmuti.
Prezantimi mbahet të dielën, më 20 tetor 2019, duke filluar nga ora 14:00 në këtë adresë:
Restaurant Werdguet
Morgartenstrasse 30
8004 Zürich