Të dielën shënohet 21-vjetori i ‘Epopesë së UÇK-së’ në Dukagjin
22 mars 2019
| 14:55
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, me rastin e 21-vjetorit e fillimit të luftës në Dukagjin, më 24 mars organizojnë manifestimin shtetëror “Epopeja e UÇK-së” në Dukagjin.
Të dielën, duke filluar nga ora 10:00 do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet një tubim përkujtimor në Gllogjan
“Në kuadër të manifestimit, do të mbahen edhe aktivitete sportive në shah, boks, futboll dhe aktivitete të tjera në kujtim të luftës çlirimtare, e njëherit do të përkujtohet edhe 20-vjetori i fillimit të ndërhyrjes së NATO-s”, ka njoftuar OVLUÇK-ja.
/Epoka e re/