Të dielën temperaturat zbresin nën 0C, priten edhe reshje bore
Prishtina Weather ka njoftuar se nga 21C, të shtunën, temperaturat zbresin edhe nën 0C, të dielën mbrëma. Priten edhe reshje bore.
“Temperatura prej 21C, e regjistruar në aeroportin e Prishtinës, këtë 2 dhjetor të vitit 2023, është më e larta e regjistruar ndonjëherë në Prishtinë gjatë muajit dhjetor, në shënime që pas Luftës së Dytë Botërore. Deri sot 19.6C ishte temperatura më e lartë e regjistruar në aeroportin e Prishtinës më 1 dhjetor 2010”, ka njoftuar Prishtina Weather.
Më tej thuhet se vetëm një javë më parë stuhia e dëborës na solli shtresë bore prej 15cm.
“Duket se teket e motit nuk kanë të ndaluar. Depërtimi i masave arktike mbi rajon të dielen, pritet të zbres temperaturat edhe nën 0C deri në mbrëmje. Sonte gjatë natës po parashihen të reshura kalimtare shiu, ndërkohë që nesër pasdite me rënie të temperaturave pranë 0C, priten edhe të reshura dëbore, megjithëse jo të shumta”, theksohet në njoftim.