Të dielën varroset ish-ushtarja e UÇK-së Fetnete Ramosaj

05 prill 2019 | 19:46

Më 7 prill (e diel), në varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan të komunës së Deçanit, do të varroset ish-ushtarja e UÇK-së Fetnete Ramosaj, e cila ndërroi jetë të premten.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Ditën e diel më 7 prill, duke filluar nga ora 12:00, do të bëhen homazhe pranë arkivolit, në hollin e Pallatit “Jusuf Gervalla” në Deçan. Në orën 13:00 do të mbahet mbledhje komemorative në sallën e Pallatit. Ndërsa varrimi do të bëhet në orën 14:00 në varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan!”, ka bërë me dije përmes një njoftimi në llogarinë e vet në “Facebook” Bashkim Ramosaj.

/Epoka e re\

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…