Të dielën zhvillohen katër ndeshjet në elitën e basketbollit

31 janar 2025 | 16:55

Pas emocioneve të Kupës, adrenalina në basketboll vazhdon me super-ndeshjet në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, ku zhvillohet xhiroja e 20. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen të dielën, ku secila përballje është shumë e rëndësishme.

Proton Cable Prizreni-Bora është një takim shumë i rëndësishëm pasi përballen vendet shtatë dhe tetë. Prizrenasit kanë katër fitore e 15 humbje, ndërsa prishtinasit kanë gjashtë fitore e 13 humbje. Ndeshje mjaft interesante shihet edhe ajo ndërmjet Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit. Kuqezinjtë kanë dhjetë fitore e nëntë humbje, derisa therandasit tetë fitore e 11 humbje.

Bashkimi – Sigal Prishtina është një përballje mjaft interesante, ku pritet atmosferë e jashtëzakonshme në “Sezai Surroi”. Prizrenasit janë në vendin e parë me 14 fitore e pesë humbje, derisa bardhekaltrit në pozitën e tretë me 11 fitore e tetë humbje. Derbi është edhe dueli ndërmjet Trepçës dhe Pejës ku, po ashtu, pritet një atmosferë e ‘zjarrtë’ në “Minatori”. “Xehetarët” janë në vendin e dytë me 13 fitore e gjashtë humbje, kurse pejanët në pozitën e katërt me dhjetë fitore e nëntë humbje.

ProCredit Superliga – Java 20

Të dielën takohen:
16:00 Proton Cable Prizreni – Bora
16:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
19:00 Trepça – Peja
19:00 Bashkimi – Sigal Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, i ka shkruar…