
Të dielën zhvillohet finalja Mitrovica-Hajvalia
23 maj 2018
| 14:05
Ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, ndërmjet Mitrovicës dhe Hajvalisë, do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, në orën 12:00.
Ndërkaq, ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës, ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës, do të luhet në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin stadium në orën 16:00.