Të dielën zhvillohet gara e tretë në e Motogp
Garën e parë të sezonit në MotoGP e fitoi piloti italian Andrea Dovizioso i ekipit Ducati, kurse garën e dytë piloti spanjoll Marc Marquez i ekipit Repsol Honda.
Gara e tretë e Kampionatit Botëror të MotoGP do të zhvillohet më 14 prill, të dielën në SHBA. Xhirot e renditjes për garën që do të zhvillohet në Pistën Amerika prej 5.5 kilometra në qytetin Austin të Teksasit, do të fillojnë nesër në ora 21:10 ndërsa gara me 20 xhiro të dielën në orën 21:00.
Garën e parë të sezonit në MotoGP e fitoi piloti italian Andrea Dovizioso i ekipit Ducati ndërsa garën e dytë piloti spanjoll Marc Marquez i ekipit Repsol Honda.
Klasifikimi i pilotëve
1. Marc Marquez (Spanjë) 45 pikë
2. Andrea Dovizioso (Itali): 41
3. Valentino Rossi (Itali): 31
4. Alex Rins (Spanjë): 24
5. Danilo Petrucci (Itali): 20