Të dielën zhvillohet ndeshja e barazhit mes Lirisë dhe Ferizajt
Edicioni 2022/23 i Superligës së Kosovës në futboll përfundon të dielën kur do të zhvillohet ndeshja e barazhit. Në këtë ndeshje do të mësohet skuadra e dhjetë, e cila do të bëjë gara në elitë në edicionin e ri.
Nga Liga e Parë, Liria ishte në vendin e dytë dhe fitoi përballjen ndaj Ulpianës me rezultat 3-1 për të shkuar në finalen e barazhit. Ndërsa nga Superliga, Ferizaj përfundoi në vendin e tetë dhe tash do të përballet me skuadrën e Lirisë. Prizrenasit synojnë rikthimin në elitë pas katër viteve të kaluara në Ligën e Parë.
Në anën tjetër Ferizaj është një nga skuadrat më të organizuara në Kosovë dhe kërkon ta ruaj statusin e skuadrës elitare. Kjo përballje zhvillohet të dielën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.