“Të dua tani, përgjithmonë dhe gjithmonë”/ Vanessa përkujton të ndjerin Kobe Bryant në 20-vjetorin e martesës
Nëse do të ishte gjallë, Kobe Bryant, tani do të ishte duke festuar 20-vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Vanessa Bryant. Ka qenë kjo e fundit që ka kujtuar këtë datë të veçantë për të.
Vanessa ka postuar një fotografi nga dasma e tyre, ku shfaqen duke u puthur, e bashkëngjitur me të shkruan: “Gëzuar përvjetorin zemër. Të dua! 20 vite”.
Më pas ajo ndau me ndjekësit e shumtë edhe një video të saj me Kobe, ku kësaj radhe shkruan: “Të dua tani, përgjithmonë dhe gjithmonë”. Në video në fjalë, çifti shfaqet duke shkëmbyer një puthje me njëri-tjetrin në të cilën Kobe flet për partneren e tij.
“Unë dhe gruaja ime Vanessa kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Unë e dua atë pafund. Por, ne jemi dhe miq shumë të mirë. Është një bekim”, shprehet basketbollisti i ndjerë në një video.
Kujtojmë se Vanessa një vit më parë humbi edhe të bijën, Gianna. Ajo dhe babai i saj ishin duke udhëtuar me një helikopter në janar të vitit 2020, ku u përfshinë në një aksident tragjik.