Të dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj – Policia kërkon ndihmë kapjen e një gruaje dhe një burri

05 shtator 2024 | 21:52

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e dy personave, të dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj.

Vjedhja ka ndodhur më 31.08.2024 në një lokal afarist në Ferizaj.

Sipas Policisë, deri më tani të dyshuarit e kësaj ngjarjeje nuk janë identifikuar dhe Policia e Ferizajt kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitetit të tyre të lajmërojnë stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia siguron se të dhënat e personave që japin informacione do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Me autorizim të Prokurorisë së Ferizajt, Policia ka publikuar fotot e të dyshuarve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq,…