Të dyshuarit për grabitjen e djeshme dogjën automjetin në fshatin Parallovë, policia jep detaje lidhur me rastin
Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në afërsi të Liqenit të Badovcit.
Si pasojë e të shtënave me armë nga persona të dyshuar të plagosur kanë mbetur dy persona.
Derisa automjeti që po transportonte paratë e njërës prej bankave në Kosovë, grabitësit kanë ndaluar dhe kanë shtënë me armë në drejtim të tyre.
“Fsh. Mramor, Prishtinë 08.03.2021-16:41. Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë (fshati Mramor) disa persona të maskuar, të armatosur me armë të gjata me një kamionetë me targa vendore, kishin ndaluar automjetin e kompanisë me të cilin kryhej transporti i parave, në të cilin ndodheshin katër meshkuj kosovarë. Të dyshuarit kishin gjuajte me armë zjarri në drejtim të viktimave ku si pasoj janë plagosur dy prej viktimave”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.
Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe nga Prokuroria e Shtetit, por që nuk raportohet për të arrestuar.
“Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e djegur në fsh. Parallovë të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit, nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet”.