Të enjten do të shënohet 22-vjetori i të pagjeturve dhe martirëve të Mitrovicës
12 prill 2021
| 14:34
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur në takim, Xhyle Haziri nga shoqata “Zëri i Prindërve”, me të cilën ka biseduar lidhur me aktivitetet në shënimin e përvjetorit të Ditës së të Pagjeturve në Komunën e Mitrovicës.
Gjatë këtij takimi është theksuar se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid- 19, organizimi i aktiviteteve të bëhet sipas udhëzimeve të IKSHP-së dhe Qeverisë së Kosovës.
Kështu, të enjten, më 15 prill duke filluar nga ora 11:00 do të nderohen viktimat e masakrës në “Lagjen e Boshnjakëve”, tek “Shtëpia Muze” dhe më tutje do të vazhdohet me homazhe në varrezat e martirëve në Shipol.