Të enjten dy seanca, Kuvendi shqyrton Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme
05 qershor 2023
| 14:34
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të hënën ka bërë me dije se të enjten do të mbahen dy seanca.
“Të enjten kemi dy seanca, në seancën e parë nga ora 10:00 do të trajtojmë vetëm një pikë Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme”, ka thënë Tahiri.
Ai shtoi se seanca e dytë do të jetë e rregullt, e cila do të vazhdojë nga ora 11:00.