Të enjten Kuvendi i Punës dhe Kuvendi Zgjedhor i FHK-së

29 janar 2025 | 11:30

Nesër (e enjte) mbahet Kuvendi i Punës dhe Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Punimet e Kuvendit zhvillohet nga ora 14:00 në Hotel International Prishtina.

Fillimisht do të mbahet Kuvendi i Punës, ndërsa rendi i ditës përbëhet nga pika si: shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga Kuvendi i Punës i 28 marsit të vitit 2024; shqyrtimi dhe aprovimi i raportit të punës për vitin 2024; shqyrtimi dhe aprovimi i raportit financiar dhe auditimit për vitin 2024; shqyrtimi dhe aprovimi i raportit të Këshillit Mbikëqyrës të FHK-së; shqyrtimi dhe aprovimi i plotësimeve dhe ndryshimeve në Statutin e FHK-së; aprovimi i planit të veprimit dhe planifikimit financiar për vitin 2025.

Më pas është pjesa zgjedhore. Do të zgjedhet presidenti i ri i FHK-së për periudhë katërvjeçare, nënpresidenti, anëtarët e bordit dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës.

Kandidati i vetëm për president është Edin Kolgeci. Presidenti aktual i FHK-së, Eugen Saraçini, është në fund të mandatit të tretë, sa edhe lejohen maksimalisht me Statut të federatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Patriot Krasniqi së…