Të enjten Kuvendi i Punës i FHK-së
27 mars 2024
| 12:28
Federata e Hendbollit e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për Kuvendin e Rregullt të Punës.
Ky kuvend do të mbahet të enjten (nesër) prej orës 16:00 në Hotel Internacional Prishtina.
Kuvendarët do të shqyrtojnë dhe do të votojnë për raporte të shumta. Fillimisht do të shqyrtohet e aprovohet Procesverbali nga Kuvendi i kaluar.
Më pas do të shqyrtohen raporti i punës së bordit për vitin 2023, raporti i pasqyrave financiare, raporti i auditimit, raporti i këshillit mbikëqyrës si dhe plani financiar dhe ai i veprimit për vitin 2024.