Të enjten Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme
25 mars 2024
| 11:05
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore.
“Sot dorëzova kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në emër të 40 deputetëve të Kuvendit për të enjten e kësaj jave. Kjo seancë do të shqyrtojë propozimin për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore që grupi ynë parlamentar e ka parashtruar të premten e javës së shkuar”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.
Ai ka shkruar se pushteti i Albin Kurtit, vetëm në shtatë institucione, ka keqpërdorur mbi 150 milionë euro taksa të qytetarëve përmes kontratave njëburimore që janë burim i korrupsionit.