Të enjten luhet finalja e Kupës së Shqipërisë për femra
28 korrik 2020
| 13:04
Finalja e Kupës së Shqipërisë për femra do të luhet këtë të enjte në stadiumin “Elbasan Arena”.
Sfida Vllaznia – Apolonia do të nisë në orën 19:00 dhe do të përballë dy prej skuadrave më të mira këtë sezon në futbollin e femrave.
Vllaznia, e cila u shpall kampione e Shqipërisë për të shtatin vit radhazi pak javë më parë, erdhi në këtë finale pasi mposhti në gjysmëfinale Juban Danjën me rezultatin 5-1.
Ndërsa, Apolonia eliminoi në katërshe Tirana AS, duke triumfuar me rezultatin e thellë 6-0.
Skuadra fierake u rendit e dyta në kampionatin e futbollit për femra që sapo u mbyll.