Të enjten mbahen dy seanca, Kusari-Lila e brengosur për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që të enjten të mbahet dy seanca.
Ajo ka sqaruar së të enjten do të votohet Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore. Sipas saj, sfidë mbetet moskalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.“U mor vendimi që të etjen të vazhdojë seanca me pikat e papërfunduara. Pastaj duhet të filloj një seancë e re e kërkuar nga 40 deputetë për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, ku në atë seancë do të bëhen propozimet e anëtarëve, anëtarëve nga grupet parlamentare për këtë komision. Do të mbetet sfidë edhe çështje e marrëveshjeve ndërkombëtare. Numri i të cilave vetëm po rritet. Në seancë e 28 korrikut, e cila do të vazhdojë tash më 21 shtator janë pesë marrëveshje ndërkombëtare te cilat ju shtohen edhe shtate të tjera të cilat janë në pritje”, ka thënë Kusari-Lila.