Të enjten mbahet seanca e fundit e sesionit pranveror

09 gusht 2021 | 12:11

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka bërë me dije se kanë vendosur për seancën e fundit të sesionit pranveror në Kuvend, e cila do të mbahet të enjten.

“Pas mbledhjes së kryesisë, bashkë jemi dakorduar që të enjten më 12 gusht të jetë seanca e fundit e sesionit pranveror. Seanca e datës 12 do të jetë e dyta në rend të ditës për shkak se do të fillohet me pikat e papërfunduara, me pikat nga seancat e mëparshme. Tri pika janë në rend dite”, ka thënë ajo.

Më tutje, ajo ka treguar se në këtë seancë do të diskutohet për disa pika.

“Do të diskutohet për problemet në KOSTT. Do të shikohet a janë kushtet për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Do të votohet për zgjedhjen e auditorit të përgjithshëm”, thotë ajo, duke treguar se kur do të rifillojë kuvendi punën.

“Kuvendi fillon punimet në të hënën e dytë të muajit shtator, ashtu siç është paraparë me rregullore”, ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesi i një programi radiofonik e cila ishte kundër vaksinimit,…