Të enjten mbahet seanca e jashtëzakonshme për politikën e jashtme
19 nëntor 2018
| 12:13
Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të enjten të mbahet seanca e jashtëzakonshme për politikën e jashtme.
Po në këtë mbledhje është vendosur që vazhdimi i seancave të papërfunduara të mbahet të premten në orën 10:00, ndërsa po në këtë ditë do të ketë edhe seancë të re nga ora 14:00.
/Epoka e re/