Të enjten mbahet seanca e jashtëzakonshme për tekstet shkollore
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se të enjten Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për tekstet shkollore.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë shtoi se me fillim prej orës 10:00 do të mbahet seancë e rregullt. Përderisa interpelanca e kryeministrit Kurtit për rastin e ambasadorit Martin Berishaj është shtyrë për afat të pacaktuar.
Kur ka folur për mbarëvajtjen e sesionit vjeshtor, ajo ka thënë se pret që opozita të angazhohet maksimalisht.
“Në ora 10:00 do të kemi seancë të rregullt. Më 14 shtator mbahet seanca e radhës, në orën 14:00. Në këtë seancë do të diskutohet për situatën me libra”.
“Interpelanca për ambasadorin Martin Berishaj, është shtyrë për një kohë tjetër, në koordinim me zyrën e kryeministrit dhe deputetët e PDK-së”, ka thënë ajo. /EO