Sot përkujtohen 14 dëshmorët e UÇK-së të rënë në Shishman të Gjakovës

28 mars 2018 | 22:56

Sot shënohet 19-vjetori i rënies së lavdishme të luftëtarëve dhe eprorëve të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:

Naim Lata, Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Shala, Bujar Syla, Florim Sejdiu, Ibrahim Asllani, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli, Mon Maqi, Nuhi Elezaj dhe Xhemajl Avdullahu.

Në nderim të këtyre luftëtarëve të luftës së UÇK-së në çdo përvjetor bëhen homazhe në varrezat e qytetit.

Më 28 mars 1999, grupi i përbërë prej dyzet e katër (44) luftëtarëve tejet të përgatitur, të pajisur mirë me armatim modern të paparë deri atëherë në frontet e luftës, nisen nga Vlana e Shqipërisë për të marshuar drejt Kosovës, edhe pse e dinin se në brezin kufitar, sidomos pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s ishin përqendruar forca të shumta serbe me arsenal të rëndë luftarak.

Ata kishin hyrë brenda në thellësi të territorit të Kosovës, të lodhur e të rraskapitur nga pesha e rëndë e rruga e gjatë dhe e mundimshme, me plot të papritura.

Diku rreth orës 02:15 minuta të 29 marsit, në vendin e quajtur te “Livadhet e Gjata” mbi Shishman të Bokës në Rekë të Keqe të Gjakovës, ata bien në pritë të forcave policore-ushtarake serbe, 14 prej tyre vriten dhe disa plagosën më rëndë e disa më lehtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ishte informuar…