Të enjten përurohen shtatorët e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit
19 shtator 2018
| 13:34
Nesër (e enjte) në Drenas, në orën 12:00, do të bëhet përurimi i shtatorëve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci.
Kjo komunë nëpërmjet një njoftimi për medie, ka kërkuar nga qytetarët e Drenasit që të mos i parkojnë veturat në hapësirat publike. “Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, të enjten më 20 shtator 2018, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe heroinës, Xhevë Krasniqi-Lladrovci do të mbahet manifestimi për përurimin e shtatorëve të heronjve në orën 12:00 në sheshin ‘Fehmi Lladrovci’, ndaj përmes këtij njoftimi kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të mos parkojnë veturat në hapësirat publike”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.
/Epoka e re/