Të enjten pritet të mbahet seanca e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
17 tetor 2022
| 11:58
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se janë pajtuar që seanca e radhës të mbahet me 20 tetor në ora 10:00.
Ajo ka thënë se në rend dite do të jenë dy pika.
“1. Shqyrtimi i projektligjit për mbështetjen për punën publike
- Ai për masat e përkohshme për produktet themelore në treg, që përfshin vendosjen e çmimit tavan edhe për produktet themelore.
Pas tyre do të jenë në rend të ditës pikat e mbetura nga seancat e kaluara”, tha ajo.