Të enjten seanca e radhës, diskutohen një sërë ligjesh
Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur sot, ku është caktuar për seancë të radhës për ditën e enjte në orën 10:00.
Ky është rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës: Pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë, formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidateve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave, formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga komunitetet joshqiptare.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.