Të enjten seanca për inicimin e Tribunalit ndërkombëtar për krimet serbe

13 maj 2019 | 12:29

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka marrë vendim që të enjten të mbahet seancë për inicimin e Tribunalit ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.

Bilall Sherifi, shef i grupi parlamentar të Nismës Socialdemokrate, ka thënë se të enjten pika e rendit të ditës në seancë do të jetë për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë.

“Jam në cilësinë e Komisionit ad-hoc për rezolutën e gjenocidit në Kosovë. Komisioni ka përfunduar punën e vet e ka dërguar në Kryesi dhe Kryesia mori vendim që pika për rezolutën e propozuar nga Komisioni ad-hoc të jetë në rend dite ditën e enjte”, ka thënë Sherifi./EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e Konferencës së Perëndimit midis Golden State dhe Portlandit…