Të enjten seanca konstituive, këto janë tri pikat e rendit të ditës
24 dhjetor 2019
| 16:19
Kuvendi i Kosovës ka dërguar njoftim zyrtar për seancën e të enjtes.
Nga zyra për media e Kuvendit është bërë me dije se në rend të ditës janë tri pika.
Pikat e rendit të ditës janë:
1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,2
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.