Të enjten shorti për çerekfinale të Kupës
11 dhjetor 2019
| 11:19
Komisioni i Garave do ta bëjë tërheqjen e shortit për fazën çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, të enjten nga ora 12:00, në selinë e FFK-së.
Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Gjilani, Liria, Vushtrria, Feronikeli, Drenica, Ballkani dhe Dukagjini.
/Epoka e re/