Të enjten shorti për çerekfinalen e Kupës
07 shkurt 2022
| 14:07
Të shtunën dhe të dielën janë zhvilluar ndeshjet e Kupës në futboll ku janë përcaktuar skuadrat çerek finaliste.
Shorti për këtë rreth sipas Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet të enjten, raporton “Epoka e re”.
“Komisioni i Garave ka vendosur që shorti për rrethin e çerekfinales së Kupës së Kosovës të mbahet të enjten (më 10 shkurt). Tërheqja e shortit bëhet në selinë e FFK-së, në orën 13:00. Në këtë rreth të garave do të marrin pjesë tetë skuadra”, thuhet në njoftimin e FFK-së.