
Të enjten shorti për edicionin e ri në futboll
24 gusht 2020
| 16:51
Të enjten (27 gusht) nga ora 13:00 në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës në futboll.
Kështu ka bërë të ditur FFK-ja me anë të një njoftimi për medie. Ndërsa, po të njëjtën ditë nga ora 13:30, do të tërhiqet edhe shorti për dy grupet e Ligës së Parë.
Ndërkohë, një ditë më pas nga orën 11:00, do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri në Ligën e Dytë.