Të enjten shorti për edicionin e ri në Superligë

31 gusht 2024 | 19:29

Të enjten (5 shtator) nga ora 11:00 do të hidhet shorti për edicionin e ri në Superliga Meshkujt.

Shorti do të hidhet në prani të përfaqësuesve të klubeve të elitës dhe do të transmetohet në faqen zyrtare të FBK-së në Facebook.

Ky edicion pritet të jetë edhe më interesant, duke marrë parasysh përforcimet e skuadrave të elitës.

Edicioni i ri fillon më 14 shtator, kurse për herë të parë, ndeshjet finale të “Play-off”-it, do të zhvillohen me katër fitore, ku pritet garë shumë e ‘nxehtë’ për titullin e kampionit.

Kampione në fuqi është Trepça.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukagjini e ka mposhtur Feronikelin, me rezultat 2-0. Topi në…