Të enjten tërhiqet shorti për Superligë dhe Ligën e Parë
18 korrik 2022
| 16:15
Komisioni i Garave ka njoftuar klubet e Superligës dhe Ligës së Parë se tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2022/23 do të bëhet të enjten, më 21 korrik, në selinë e FFK-së.
Tërheqja e shortit për Superligë do të bëhet nga ora 13:00, kurse për Ligën e Parë, grupi A do të bëhet nga ora 13:30. Ndërsa nga ora 14:00 terheqet shorti për grupin B.