
Të enjten vazhdon seanca konstituive e Kuvendit
29 prill 2025
| 10:47
As në tentimin e radhës, Vetëvendosje nuk ka arritur t’i sigurojë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare të Kuvendit të Kosovës, duke i marrë vetëm 54 vota.
Pas këtij dështimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka bërë me dije se kjo seancë do të vazhdojë të enjten në orën 10:00.
Seanca konstituive është obligim të mbahet çdo 48 orë pas ndërprerjes.