“Të fala të përzemërta nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”

24 mars 2022 | 14:23

Bekim Çollaku, këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka vizituar të enjten në Hagë Thaçin dhe Kadri Veselin, nga të cilët ka përcjellë të falat e tyre më të përzemërta.

Ai ka thënë se Thaçi, Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ishin shumë krenarë edhe për 23-vjetorin e intervenimit të NATO-s.

“Hashim Thaçi edhe sot ishte shumë krenar. I tillë është edhe Kadri Veseli të cilin e takova gjithashtu sot. Të tillë janë edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjitha ata që po mbahen aty padrejtësisht. Të gjithë e ndjejmë mungesën e tyre në Kosovë, por njëkohësisht edhe krenohemi me kontributin e tyre të madh, vendosmërinë, vizionin dhe dashurinë e madhe që e kanë për Kosovën. Në këtë ditë të veçantë, ua përcjell nga Haga të falat më të përzemërta të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, ka shkruar Çollaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Çollakut:

Sot, 23 vjet pas, kur kujtojmë bombat e para të NATO-s që u hodhën mbi Serbinë, më rastisi ta vizitoj presidentin Thaçi në Hagë, i cili me nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë e bëri të mundshëm edhe intervenimin e NATO-s. Por sot, Presidenti Thaçi ishte tejet i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, me të cilën bashkëpunoi ngushtë për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullit tonë për liri.

Evokuam shumë kujtime të asaj kohë, nga më të ndryshmet. Sigurisht, të gjithë i kujtojmë ato ditë të rënda për Kosovën dhe popullin tonë. Mirëpo ishin luftëtarët e lirisë, presidenti Clinton, sekretarja Albright, kryeministri Blair dhe shumë mbështetës tjerë që na e mbanin gjallë shpresën se ditët e lirisë po afroheshin. Vërtet është e dhimbshme dhe padrejtësi e madhe të mbahen në paraburgim njerëzit që bartën barrën më të madhe historike për liri 23 vjet më parë.

Por, Hashim Thaçi edhe sot ishte shumë krenar. I tillë është edhe Kadri Veseli të cilin e takova gjithashtu sot. Të tillë janë edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjitha ata që po mbahen aty padrejtësisht. Të gjithë e ndjejmë mungesën e tyre në Kosovë, por njëkohësisht edhe krenohemi me kontributin e tyre të madh, vendosmërinë, vizionin dhe dashurinë e madhe që e kanë për Kosovën. Në këtë ditë të veçantë, ua përcjell nga Haga të falat më të përzemërta të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është njëra nga modelet shqiptare që merr vëmendje dhe…