Të flesh mes vreshtave në një fuçi vere
11 tetor 2019
| 11:06
Një kompani që prodhon verë, Quinta da Pacheca, u mundëson vizitorëve që të flenë në fuçitë gjigante që janë vendosur në vreshtat e tyre në Portugali.
Vreshtat kanë rreth 10 shtëpiza të tilla në formë fuçie, me nga 30 metra katrorë secila. Brenda dhomave ka shtrat, dush, baxha për të parë qiellin ditën dhe natën, ajër të kondicionuar dhe internet.
Çmimi për këtë hotel shkon në 286 dollarë nata.