Të fundit në renditjen e PISA-s, Nagavci do të shpenzojë 117 mijë euro veç për bileta të aeroplanit

05 dhjetor 2023 | 21:12

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, si duket ka planifikuar shumë udhëtime jashtë vendit.

Kjo ministri tashmë ka zgjedhur edhe kompaninë që do t’i blejnë biletat për udhëtim me aeroplan.

MASHTI do të shpenzojë plotë 117 mijë euro për shërbimet e transportit ajror për stafin e MAShTI-t.

Për këtë gjë tashmë janë kryer edhe procedurat e prokurimit, ku edhe është zgjedhur kompania fituese.
Në këtë tender kanë aplikuar 3 kompani, oferta më e shtrenjtë ka qenë ajo në vlerë prej 119 mijë e 289 euro, përderisa kompania fituese thuhet se ka pasur çmimin më të ulët, atë në vlerë prej 117,003.00 eurove. /GAZETA10/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 29 nentor ishte paraparë që të mbyllej konkursi për…