Të gjallëve

07 maj 2021 | 10:28

Sabri Kiçmari, ish-bashkëveprimtar i heroit të kombit Bahri Fazliu, në 23-vjetorin e rënies së tij, sjell për lexuesit fjalët e tij, që janë më shumë se mësim për raportin e qytetarit me dëshmorin dhe raportin e shokut me shokun e rënë për liri.

Komenti i plotë i Kiçmarit:

Në shenjë kujtimi për Heroin e Kombit Bahri Fazliu, në 23 Vjetorin e rënies së tij për liri, po i ndaj me ju fjalët e tij të gjalla, që janë më shumë se mësim për raportin e qytetarit me dëshmorin dhe raportin shokut me shokun e rënë. Një mjeshtëri e rrallë e thurjes së vargut poetik, plot emocion nderimi për dëshmorët dhe thirrje për të punuar si ata.

Autor: Bahri Fazliu

TË GJALLËVE

Nëse dëshironi të dini për jetën e dëshmorëve,

mos kërkoni nëpër libra,

aty s’është jeta e tyre,është jehona e saj.

Nëse dëshironi të dini si jetuan dëshmorët,

mos shkoni në shtëpitë e tyre,

shikoni robrinë tuaj.

Nëse dëshironi të dini me sa zjarr dashuruan dëshmorët,

mos ndiqni gjurmët e dashurisë së tyre,

ato janë flutura që s’kapen dot.

Nëse dëshironi të dini këngën e dëshmorëve,

mos thërrisni këngëtarin,

do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.

Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,

mos thërrisni këngëtarin,

do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.

Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,

mos pyesni kë kishin afër në çastin e fundit,

secili prej nesh ka qenë prezent.

Nëse dëshironi t’i nderoni dëshmorët,

mos shkoni te varret e tyre për të vendosur lule,

lulet do t’u vyshken në dorë.

Nëse…

Çdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët,

ecni në rrugën e tyre,

aty do të gjeni gjeninë e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga fillimi i pandemisë deri në ditët e sotme…