“Të gjitha bizneset dhe sektorët e ekonomisë të hapen deri të enjten”
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë thirrje që të hapen të gjitha bizneset. Sipas tij, hapja e tyre duhet të bëhet jo më larg se më 28 maj.
Në një shkrim publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, Rukiqi ka thënë se numri i vogël i rasteve në kujdes intensiv është argument i mjaftueshëm për hapjen e të gjitha bizneseve.
“Është koha për hapje të të gjitha bizneseve, jo më larg se data 28 Maj 2020. Situata me pandeminë, numri i menaxhueshëm i rasteve të infektuara, numri i vogël i rasteve në kujdes intenziv, janë argument i mjaftueshëm për hapjen e të gjitha bizneseve, sigurisht përcjellur me masat mbrojtese dhe distancimin social adekuat. Ta hapim ekonominë dhe të fokusohemi në rimekëmbjen ekonomike”, ka shkruar Rukiqi. /Epoka e re/