Të gjitha grupet parlamentare përkrahin rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë
16 maj 2019
| 15:09
Kuvendi i Republikës së Kosovës është duke diskutuar për propozim-rezolutën për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë.
Kësaj rezolute i kanë dhënë përkrahje, Armend Zemaj në emër të LDK-së, Mergim Lushtaku në emër të PDK-së, Sami Kurteshi në emër të Vetëvendosjes, Blerim Kuçi në emër të AAK-së, Shqipe Pantina në emër të PSD-së, Zafir Berisha në emër të Nismës dhe Albert Kinolli në emër të grupit parlamentar 6+.
/Epoka e re/