‘Të gjitha këto akuza janë shpifje dhe trillime’, Pjetër Shala deklarohet i pafajshëm
21 shkurt 2023
| 11:29
Në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, ka filluar gjykimi ndaj Pjetër Shalës, i cili është duke u akuzuar për krime lufte.
Pasi i është lexuar aktakuza, Pjetër Shala është deklaruar i pafajshëm.
“Unë i kuptoj të gjitha akuzat, mirëpo të gjitha këto janë shpifje dhe trillime. Deklarohem i pafajshëm”, ka thënë Shala.
Sipas aktakuzës, Shala akuzohet se ka kryer katër lloje të veprave penale gjatë luftës: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Versioni i parë i aktakuzës kundër Pjetër Shalës është konfirmuar më 12 qershor 2020 dhe aktakuza e konfirmuar dhe korrigjuar është dorëzuar më 1 nëntor 2021.