Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Malishevë
20 shkurt 2018
| 13:47
Edhe përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës në dy ditë e fundit të gjitha rrugët në komunën e Malishevës, janë të kalueshme duke përfshirë edhe rrugët në fshatrat e thella malore.
Nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka takuar banorët e fshatrave Berishë dhe Fshat i Ri, ku ka bërë me dije se kompania për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, ka dalë në terren dhe po kryen punën e saj.
Banorët janë shprehur të kënaqur me mirëmbajtjen e rrugëve, pasi në asnjë rast nuk janë bllokuar nga bora, edhe pse temperaturat janë të ulëta në këto fshatra dhe reshjet e borës janë më të mëdha.