Të gjitha rrugët në Fshatin e Ri do të asfaltohen

27 korrik 2020 | 12:49

Fshati i Ri, i cili është një prej fshatrave më të thella në Komunën e Malishevës, së shpejti do të bëhet me rrugë të rregulluara dhe të asfaltuara, pasi kanë filluar punimet në rregullimin e rrugëve të mbetura.

Bëhet fjalë për rreth 800 metra rrugë në lagjet e këtij fshati, të cilat kanë filluar të hapen, për t’u asfaltuar.

Hapjen e këtyre rrugëve e ka parë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina, i cili është njoftuar nga mbikëqyrësi për punimet që janë duke u bërë, si dhe nga kryetari i fshatit Arton Zogaj dhe punëkryesi.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës,…