Të gjitha rrugët në komunën e Rahovecit janë të kalueshme
Bora që ka rënë gjatë natës së 13 dhjetorit, nuk ka shkaktuar telashe në lëvizjen e automjeteve, në gjithë territorin e komunës së Rahovecit.
Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka thënë se bora që ka rënë gjatë natës, nuk ka paraqitur ndonjë problem dhe se rrugët në gjithë territorin e komunës janë të kalueshme.
“Që të mos kemi probleme në mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimërorë, ne i kemi marrë masat e nevojshme dhe duke u bazuar në masat e ndërmarra, rrugët në gjithë territorin e komunës do të pastrohen nga dy kompani dhe se kjo është bërë për herë të parë pasi që në vazhdimësi ka qenë një kontraktuara nga komuna për pastrimin e borës nga rrugët. Kurdo që ka nevojë për të intervenuar për largimin e borës nga rrugët, sigurisht që kompanitë do të intervenoj me kohë, në mënyrë që qytetarët të mos kenë probleme për të lëvizur me automjetet e tyre”, ka thënë ndër të tjera drejtori Krasniqi.
/Epoka e re/