Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

10 dhjetor 2020 | 11:16

Ministria e Infrastrukturës po vazhdon mbikëqyrjen e kompanive të mirëmbajtjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Republikës së Kosovës.

Në të shtatë regjionet e Kosovës, kompanitë kontraktuese po vazhdojnë aktivitetet e tyre në baza ditore, ku rrjedhimisht konstatohet se: në rajonin Prishtina 1 dhe 2 nuk ka reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Në rajonin e Pejës, rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë kryesisht të kalueshme, ndërkaq në rrugën N9 Pejë-Kuçishtë-Bogë, ka reshje të lehta të borës dhe po bëhet shpërndarja e kripës sipas nevojës.

Po e njëjta gjendje e rrugëve është edhe në rajonin e Ferizajt, të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim.

Edhe në rajonin e Gjilanit nuk ka të reshura të borës dhe rrugët janë krejtësisht të qarkullueshme.

Rrugët në rajonin e Gjakovës gjithashtu janë të kalueshme, pa reshje bore.

“Po ashtu mirëmbajtjes dimërore po i kushtohet kujdes i veçantë  edhe në auto-udhët e Kosovës. Kësisoj, auto-udhët  R6 Doganaj-Hani i Elezit dhe autoudha A6 “Arbën Xhaferi”, janë krejtësisht të kalueshme, pa reshje bore ose ndonjë pengesë tjetër. Kryesisht, të gjitha rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë të kalueshme dhe të gatshme për qarkullim të lirë të automjeteve”, thuhen në njoftimin për medie nga Ministria e Infrastrukturës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 2016 ajo bëri histori, pasi u bë e…